Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimet

Në punën tonë ofrojmë shërbime për ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në fushën e financave, taksave dhe menaxhimit. Mbështetja dhe shërbimet që i ofrojmë, bazohen në standarde dhe në kërkesë nga kompanitë që i kërkojnë shërbimet tona ose mbështetje të përshtatur.

Nëpërmjet shërbimeve të ngritjes së kapaciteteve ne i mbështesim kompanitë në rritjen e kapaciteteve të tyre njerëzore dhe profesionale si dhe ta përshtatin performancën e tyre me faktorët e jashtëm dhe mjedisin e biznesit dhe të zhvillojnë qasje strategjike në përmirësimin e treguesve të performancës dhe në sigurimin e rritjes.