Këshillim lidhur me investimet

Me shërbimet e këshillimit për investime ne jemi të gatshëm t'i mbështesim palët vendase dhe ndërkombëtare në eksplorimin e mundësive për investime. Gjithashtu për projektet investuese që janë aktualisht në proces, ne i këshillojmë kompanitë që të sigurojnë rishpërndarje efektive të fondeve dhe kapitalit, duke maksimizuar kështu potencialin për sukses, rezultate dhe cilësi.

Ne gjithashtu ofrojmë asistencë teknike në vlerësimin e mundësive ose projekteve të investimit, në rritjen e normës së përfitimit, menaxhimin dhe zbutjen e rrezikut dhe përdorimin optimal të burimeve të kompanisë.