Rreth Nesh
Kursejeni kohën duke na lejuar ne të kujdesemi për biznesin tuaj!
Track AG është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë të auditimit dhe të sigurisë për të gjithë klientët që synojnë t’i përmbushin kërkesat vendore dhe ndërkombëtare.
Përmes ekspertëve të përgatitur dhe me përvojë, Track AG qëndron në pozitë të fuqishme që të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë në fushën e operimeve, raporteve të auditorit, menaxhimin e rrezikut, kontrolleve të brendshme, deklaratave financiare si dhe shërbimeve të ngjashme të audimit dhe sigurisë.
Misioni ynë është të ofrojmë shërbime korrekte në lidhje me financat dhe kontabilitetin e klientit, të dhënat të jenë të sakta, të besueshme dhe në kohën e kërkuar nga ana e klientit.
Ne përpiqemi të ndihmojmë bizneset dhe individët të marrin vendime të duhura per biznesin e tyre.
Angazhimi ynë për integritet dhe profesionalizëm siguron që ne t'i ruajmë standardet më të larta të sjelljes etike dhe llogaridhënies. Duke ndihmuar klientët tanë t'i arrijnë qëllimet e tyre financiare, ne synojmë të kontribuojmë në suksesin dhe rritjen e tyre.
Klientët
Vlerat
Vlerat tona
Vizioni
Si një kompani audituese, vizioni ynë është të njihemi si një partner i besueshëm për klientët tanë, t'i ndihmojmë ata t'i arrijnë qëllimet e tyre financiare dhe operacionale. Ne synojmë të ofrojmë shërbime auditimi me cilësi të lartë që janë të përshtatura për t'i përmbushur nevojat unike të çdo klienti.
Integriteti
Track AG ka profesionistë të vendosur që i qëndrojnë prapa asaj çfarë është e drejtë, duke shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim, si dhe duke bërë më të mirën ashtu që klientet e tyre t'i kenë në dorë produktet e cilësisë më të lartë.
Profesionalizmi
Track AG dëshiron të shërbejë me kompetencë, cilësi dhe efikasitet, kështu që në secilën iniciativë, ne sigurohemi që t'i ofrojmë profesionistët tanë më të mirë, për shërbimet që kërkohen nga klientët tanë.
Cilësia
Track AG mban fokusin në ofrimin e shërbimeve cilësore, dhe ne i kushtojmë konsideratën tonë më të lartë faktit që të sigurohemi që ne investojmë shkathtësitë dhe përpjekjet që kemi në dispozicion, në mënyrë që të prodhojmë rezultate të cilësisë së lartë. Ne mund të jemi fleksibil në komunikim dhe negocim të shtrirjes apo thellësisë së shërbimeve, mirëpo ne nuk mund të gjejmë asnjëherë hapësirë që të negociojmë vlerat dhe cilësine e shërbimeve dhe produkteve tona, të cilat për ne, duhet që përfundimisht t’i përmbushin nevojat e klientëve tanë.
Privatësia dhe Siguria
Track AG në vazhdimësi shfaq ndjeshmërinë me të lartë dhe është plotësisht e ndërgjegjshme për rëndësine e sigurisë dhe konfidencialitetit të informatave biznesore, qëkëtej qasja jonë gjithëpërfshirëse i dedikohet asaj që ne mbrojmë privatësinë e secilit individ, si dhe mbrojmë çfarëdo informacioni që ka të bëjë me biznesin apo iniciativën tuaj. Për Track AG kjo shkon përtej obligimit ligjor, duke reflektuar rregullat e sjelljes etike dhe morale.
Inovacion
Në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve, Track AG sigurohet që t’i përshatet trendeve të reja në të bërit biznes dhe qëkëtej zhvillon metoda të reja të ofrimit të shërbimeve të cilat reflektojnë arritjet më të reja teknologjike. Gjithashtu, përgjatë gjithë bashkëpunimit tonë në projekte dhe partneritete, në i kushtojmë rëndësi dhe energji propozimit të ndryshimeve të cilat krijojnë tregje të reja si dhe hapësirë në të bërit biznes në fushat e interesit të klientëve tanë.