Sektori Publik dhe Civil
Shpesh besohet që institucionet qeveritare, agjencionet dhe trupat tjerë publikë nuk janë në gjendje të ofrojnë menaxhim llogaridhënës, të shëndosh dhe transparent me financa publike. Ngjashëm, ka raste kur organizatat jo-qeveritare dhe organizatat e tjera jo fitimprurëse, nuk i kanë mjetet dhe proceset e duhura për menaxhim të financave të tyre. Për sektorin publik dhe atë civil shpesh neglizhohet situata sipas së cilës proceset e shpejta dhe dinamike i gjejnë këto organizata jo plotësisht të përgatitura që të përballen me çështje komplekse, dhe për pasojë, ato sfidohen në arritjen e rezultateve në mënyrën më efikase.
Track AG ka një përvojë afatgjatë profesionale në adresimin e çështjeve të menaxhmentit, transparencës, llogaridhënies dhe po ashtu është e përgatitur që t'i ofrojë mjetet dhe metodat e avancuara për menaxhim të avancuar dhe për orientim strategjik të entitetit tuaj financiar. Për më shumë, Track AG ka rrjetin e profesionistëve të cilët mund t’ju këshillojnë apo asistojnë në planifikimin dhe menaxhimin financiar, operimin me financa publike, sisteme informative dhe analizë të të dhënave.