Sektori i Prodhimit

Prodhimi është një prej faktorëve kryesorë në zhvillimin e Kosovës, pavarësisht se ende raportohet që bilanci tregtar është i bazuar kryesisht në importe. Me nënshkrimin e Marrëveshjës së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, pritet që kjo situatë të përmirësohet në favor të më shumë eksporteve, dhe në këtë aspekt pritet që kjo të nxisë edhe rritjen e prodhimit.

Për më shumë, është e ditur që hapja e tregjeve të reja lidhet me prodhimin, i cili pastaj i kontribuon rritjes më të shpejtë ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Duke marrë në konsideratë këtë zhvillim, Track AG është fokusuar shumë në ofrimin e shërbimeve për kompanitë e sapo formuara si dhe për ato që operojnë për një kohë të gjatë në treg. Në veçanti, Track AG mund të ofrojë shërbime që reflektojnë njohuritë për aplikim në fonde, përgatitjen e projekteve biznesore, rrjetizim, organizim dhe ri-organizim të kompanive, menaxhment financiar apo menaxhim të burimeve njerëzore. Në këtë aspekt, ne posedojmë informacionin dhe njohuritë në lidhje me procedurat, proceset, metodat të cilat duhet të aplikohen, sikurse posedojmë informacion mbi monitorimin, kontrollin dhe vlerësimin, të gjitha këto të nevojshme për një kompani efikase të prodhimit.