Sektori i Ndërtimtarisë

Track AG është proaktive në përkrahjen e kompanive të ndërtimtarisë, si dhe afirmon rëndësinë që kompanitë e mëdha, ato të vogla, publike apo private, janë faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe zhvillimin. Qëkëtej, Track AG është më se e interesuar që të përkrahë projekte të udhëhequra nga kompanitë apo konsorciumet që implementojnë projekte ndërtimi.

Për më shumë, Track AG posedon eksperiencën e nevojshme financiare dhe të taksave, që t'i përkrahë kompanitë në fushën e ndërtimtarisë, ashtu që të fokusohen në çështje që kanë impakt në operim apo të bërit biznes. E fundit, por jo për nga rëndësia, ne kemi të gjithë informacionin e nevojshëm ta përkrahim anën financiare, planifkimin dhe menaxhimin për projekte të mëdha kapitale dhe investuese.