Kujdesi Shëndetësor

Track AG, respektivisht stafi i saj, kanë një bagazh dhe përvojë në përkrhajen e institucioneve shëndetësore. Po ashtu, Track AG është në pozitë të mirë që të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë të cilat përkrahin entitetin apo institucionin tuaj dhe bazohen në politika dhe legjislacionin në fuqi. Ne kemi një përvojë afatgjate të punës me ofrues privat dhe publik të shërbimeve shëndetësore, të cilat e bëjnë Track AG-në shumë efikase edhe në nivel me standardet më të mira, e që bazohet në faktin që këshillëdhënia dhe shërbimet tona profesionale formësohen mbi informacionin që kemi nga rrjeti i praktikuesve, ligjëruesve dhe politikëbërësve të kësaj fushe.

Pranohet gjerësisht që ky sektor përballet me sfida të shumëfishta dhe nga ky këndvështrim Track AG mund ta përkrahë fazën tranzicionale të entiteteve që përballen me sfida menaxheriale dhe të cilat kanë nevojë për një orientim strategjik.